Kërkohet Inxhinier Ndërtimi në Zbatim
E Hënë, 12 Korrik 2021 Tiranë
Arkitekturë dhe inxhinieri Inxhinier civil (ndërtimi)
Inovess Construction and Management është në kërkim të një Inxhinier Zbatimi. Detyrat dhe përgjegjësitë • Harton dhe zbaton me përpikmëri grafikët e punimeve për secilin projekt. • Harton preventiva, libreza masash dhe situacione punimesh në varësi të nevojës së çdo projekti. • Ndjek me përpikmëri maksimale koordinimin e procedurave dhe punimeve në kantier në përputhje me projektin e zbatimit. • Mbikëqyr kushtet teknike të zbatimit të punimeve në kantier, Kualifikimet e kërkuara • Të ketë përfunduar studimet e larta në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit. • Të ketë të paktën mbi 3 vjet eksperiencë pune në punime civile. • Të ketë njohuri shumë të mira përdorimi të programeve profesionale si AutoCAD etj. • Të ketë njohuri shumë të mira kompjuterike. • Të ketë aftësi të mira organizative dhe komunikimi. • Te jetë fleksibël dhe i përkushtuar në punë. • Të ketë leje drejtimi për përdorim automjeti. Të interesuarit janë të lutur të nisin Cv e tyre në adresën [email protected]
Shperndani njoftimin ne nje nga rrjetet sociale